Pjesa e jashtme dhe e brendshme bëhen një.
Dyer me shinë rrëshqitëse SYNEGO: REHAU sjell natyrën në dhomën tuaj të ndenjes. Për një shtëpi me ndriçim të bollshëm me efekt panoramik.
Thjesht gamë e pafund
Ju keni një gamë të gjerë opsionesh dizajni për shtëpinë tuaj me një gjerësi elementi maksimale prej 10 m dhe një lartësi deri në 2,70 m. Me dyert me shinë rrëshqitëse SYNEGO, mund të keni një gjerësi kalimi deri në 5 m dhe në këtë mënyrë pjesa e brendshme dhe e jashtme bëhen një e vetme.
Mundësi arkitekturore tërheqëse
Bëjeni shtëpinë tuaj praktike, moderne dhe me shumë ndriçim. E gjithë kjo bëhet e mundur me dyert me shine rrëshqitëse SYNEGO. Sillni natyrën në shtëpinë tuaj dhe shijoni ndjenjën e lirisë nëpërmjet lidhjes unike me botën jashtë.
Në kombinim me veçori të ndryshme të pajisjeve, ju mund të vendosni për modelin tuaj të preferuar personal. Zgjidhjet e veçanta harduerike hapin dhe mbyllin lojën e fëmijëve, ndërsa motorët elektrikë opsionalë ofrojnë komfort shtesë. Në kombinim me një mekanizëm të veçantë amortizimi, dera me ngritje dhe rrëshqitje rrëshqet lehtë në pozicionin e mbyllur dhe mbyllet me përpikëri për siguri maksimale. Për më tepër, zgjidhjet e veçanta të pragut sigurojnë aksesin pothuajse pa pengesa.
Qetësia absolute
Dyert me shinë rrëshqitëse SYNEGO jo vetëm që shkëlqejnë në pamje, por gjithashtu ju ofrojnë funksionalitet të plotë edhe pas shumë vitesh. Foletë e veçanta të shinave garantojnë montim të përpiktë dhe rrjedhimisht një funksionim të sigurt të komponentëve të profileve. Sistemi i veçantë i izolimit ju mbron nga rrymat e korrentit dhe lagështia dhe njëkohësisht siguron një presion optimal mbylljeje. Hapini dhe mbyllini dyert tuaja me rrëshqitje shumë më lehtë.
Më shumë dritë falë versionit panoramik
Dyert me shinë rrëshqitëse SYNEGO ofrojnë qëndrueshmëri të shkëlqyer me peshë të ulët dhe janë të lehta për t'u lëvizur dhe për t'u shtyrë. Versioni panoramik shkëlqen falë kornizës deri në 65% më të ngushtë me nivel maksimal të dritës dhe një pamje akoma më të bukur
Kalimet pa pengesa
Falë zgjidhjeve veçanta të pragut, me dyert me shinë rrëshqitëse SYNEGO bëhet i mundur kalimi pothuajse pa asnjë pengesë. Kjo jo vetëm që rrit komfortin e jetesës, por siguron edhe një pamje të thjeshtë dhe moderne.
Panelet me hapje
Dyert me shinë rrëshqitëse SYNEGO ofrojnë komfort maksimal sipas kërkesave tuaja. Në këtë mënyrë mund të shfrytëzoni sa më shumë hapësirën tuaj.
Për mirëmbajtje brilante dhe komode
High Definition Finishing (HDF) i bën dritaret dhe dyert tuaja që të shkëlqejnë çdo ditë si të reja. Formula shumë komplekse siguron një sipërfaqe të përsosur, pastërtia e së cilës zgjat më shumë dhe sipërfaqja pastrohet shumë lehtë.
Karakteristikat e shkëlqyera të izolimit termik
Dritaret dhe dyert e vjetra janë një nga pikat më të dobët energjetike të shtëpisë. Ato janë të izoluara keq dhe teknikisht u ka ikur shumë koha. Rezultati: Harxhohet energji për ngrohje e cila kushton shtrenjtë.
Vlera e izolimit termik Uf arrin deri në 1,3 W/(m²K). Kjo redukton humbjen e energjisë nga jashtë dhe nxehtësia mbetet në dhoma. Sipërfaqet e mëdha të xhamit ofrojnë përfitime nga energjia diellore.
Dyert me shinë rrëshqitëse SYNEGO shuajnë zhurmën.
Studimet kanë dëshmuar se ekspozimi sistematik ndaj zhurmave të trafikut rrit ndjeshëm rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare. Edhe nëse nuk jeni të vetëdijshëm për zhurmën. Lini jashtë zhurmës stresuese që vjen nga jashtë.
Dyert me shinë rrëshqitëse SYNEGO garantojnë një shtëpi të qetë dhe komode.
Dyert e mësipërme reduktojnë zhurmën deri në 43 dB. Kjo korrespondon me deri në 20 herë më pak zhurmë dhe përmirëson ndjeshëm cilësinë e jetës. Ndjehuni mirë, pavarësisht se sa i zhurmshëm është mjedisi që ju rrethon.
Siguri me klasë rezistence RC 2
Dyert dhe dritaret me klasë rezistence RC 1 kanë një nivel të ulët mbrojtjeje kundër vjedhjeve dhe për këtë arsye mund të hapen në një kohë relativisht të shkurtër. Dritaret me klasë më të lartë rezistence, gjithsesi duan më shumë kohë për tu hapur dhe mbi të gjitha, për ti hapur duhen mjete të rënda. Dyer me shinë rrëshqitëse SYNEGO arrijnë lehtësisht rezistencën e klasës RC 2.
Mbroni shtëpinë tuaj me Smart Guard System nga REHAU.
80% e të gjitha vjedhjeve ndodhin përmes dritareve lehtësisht të aksesueshme dhe dyerve të ballkonit. Në më shumë se një të tretën e rasteve, falë teknikës së përforcuar të sigurisë, mbetet thjesht një tentativë. Hajdutët kërkojnë menjëherë një objektiv më të lehtë nëse nuk mund të hyjnë në shtëpi në kohën më të shkurtër të mundshme.
Plusi në siguri
Me Sistemin Smart Guard nga REHAU ju integroni një sistem sigurie parandaluese si një shtesë në dritaret dhe dyert tuaja. Hajdutët njihen dhe pengohen nga sinjalet optike dhe akustike përpara se të ndodhë ndonjë gjë.
Ngjyrën tuaj të preferuar e gjeni në disa opsione me më shumë se 400 dizajnë. Ngjyrat për faqen e brendshme dhe të jashtme mund t’i zgjidhni të ndryshme, p.sh. jashtë antracit, brenda e bardhë klasike.
Sido që të zgjidhni: Të jeni të sigurt se dritaret tuaja edhe pas shumë vitesh do të duken si ditën e parë. Sepse bojërat dhe dekoret tona janë rezistente ndaj ngjyrave dhe motit.
Procesi standard i testuar me veshje film PVC me dy shtresa: Shtresa bazë e veshjes siguron ngjyrën sipas dëshirës ndërsa shtresa e sipërme transparente ofron mbrojtje nga ndikimet mjedisore.
Duket si i vërtetë: pamje dhe ndjesi bindëse si e drurit të vërtetë me një shtresë të sipërme mat dhe me reliev të thellë. Dritaret plastike vështirë se mund të dallohen nga dritaret prej druri.
Mundësi pa kufij: shtresë llaku elegante sipas dëshirës me një shtresë të sipërme me shkëlqim ose mat në pothuajse të gjitha ngjyrat RAL. Për tu theksuar: Bojëra me teksturë për efekte të veçanta.
Pamje e përkryer alumini: Veshja e përshtatshme prej alumini mundëson që pamja elegante të kombinohet me avantazhet teknike të dritareve plastike REHAU.
Pamja tërësore
Pjesët kryesore të lyera sigurojnë përherë një pamje me cilësi të lartë. Profilet janë të ngjyrosura tërësisht, në mënyrë që të arrihet një pamje e përgjithshme shumë harmonike, veçanërisht kur elementet e dritares dhe derës janë të hapura.
Si një sipërmarrje aktive në nivel global, REHAU mban përgjegjësi të veçantë për njerëzit dhe mjedisin. Në këtë mënyrë, ne optimizojmë vazhdimisht përdorimin e burimeve tona dhe efiçencën e energjisë në fabrikat dhe produktet tona. Profilet e dritareve REHAU me etiketën e produktit EcoPuls tashmë përmbajnë 40% deri në 75% material të riciklueshëm dhe përfaqësojnë një gjurmë pozitive ekologjike.
Premtimi i gjeneratës tonë - garancia juaj për veprim të qëndrueshëm
Ne i mbajmë premtimet. Ekonomia qarkore dhe përkushtimi ndaj qëndrueshmërisë zbatohen në mënyrë aktive në REHAU. Kemi prezantuar etiketën EcoPuls për të treguar qartë se sa e rëndësishme është qëndrueshmëria për REHAU. Me anë të kësaj, ju mund të vini re menjëherë se dritarja juaj REHAU është prodhuar veçanërisht në mënyrë të qëndrueshme nëpërmjet riciklimit.
Dyer me shinë rrëshqitëse SYNEGO
Të dhëna teknike
Gjerësia e kornizës/profilit ballor: | 179 mm (103 mm me profile panoramike) |
Trashësia e kornizës/profilit ballor: | 190 mm/80 mm |
Izolimi termik Uf (EN 12412-2): | deri në 1,3 W/(m²K) |
Izolimi i zhurmës Rw (ISO 10140-2): | deri në 43 dB |
Rezistenca kundër vjedhjeve (EN 1627): | deri në Klasën RC 2 |
Rezistenca ndaj erës (EN 12210): | deri në Klasën B3 |
Papërshkueshmëria ndaj shiut me erë (EN 12208): | deri në Klasën 9A |
Përshkueshmëria e ajrit (EN 12207): | deri në klasën 4 |
Dyer për dritare, ballkone dhe oborre SYNEGO
Të dhëna teknike
Gjerësia e kornizës/ profilit ballor: | 109 mm deri në 175 mm |
Thellësia: | 80 mm |
Izolimi termik Uf (EN 12412-2): | deri në 0,94 W/(m²K) |
Izolimi i zhurmës Rw (ISO 10140-2): | deri në 47 dB |
Rezistenca kundër vjedhjeve (EN 1627): | deri në Klasën RC 3 |
Rezistenca ndaj erës (EN 12210): | deri në klasën B5 |
Papërshkueshmëria ndaj shiut me erë (EN 12208): | deri në klasën 9A |
Përshkueshmëria e ajrit (EN 12207): | deri në Klasën 4 |
Forcat operative (EN 13115): | Klasa 1 |
Dyer me rrëshqitje SYNEGO SLIDE
Të dhëna teknike
Gjerësia e kornizës/profilit ballor: | 65 mm/101 mm |
Trashësia e kornizës/profilit ballor: | 156 mm/80 mm |
Izolimi termik Uf (EN 12412-2): | deri në 1,3 W/(m²K) |
Izolimi i zhurmës Rw (ISO 10140-2): | deri në 44 dB |
Rezistenca kundër vjedhjeve (EN 1627): | deri në Klasën RC 2 |
Rezistenca ndaj erës (EN 12210): | deri në Klasën B3 |
Papërshkueshmëria ndaj shiut me erë (EN 12208): | deri në Klasën 8A |
Përshkueshmëria e ajrit (EN 12207): | deri në klasën 4 |
Dyer të jashtme SYNEGO
Të dhëna teknike
Gjerësia e kornizës/profilit ballor | 174 mm |
Thellësia: | 80 mm |
Izolimi termik Uf (EN 12412-2): | deri në 1,2 W/(m²K) |
Izolimi i zhurmës Rw (ISO 10140-2): | në varësi të mbushjes së përdorur |
Rezistenca kundër vjedhjeve (EN 1627): | deri në Klasën RC 2 |
Rezistenca ndaj erës (EN 12210): | deri në Klasën B2 |
Papërshkueshmëria ndaj shiut me erë (EN 12208): | deri në Klasën 4A |
Përshkueshmëria e ajrit (EN 12207): | deri në klasën 2 |
Engineering progress
Enhancing lives
Maximum cart size of 3 items has been reached!