macbook-pro-mockups-touchbar-psd-grey-workspace-005_intu1_gba_winner - 1089128

German Brand Award 2021

Puna e shkëlqyer e markës: REHAU - Sektori për Zgjidhje të Dritareve ka fituar çmimin „German Brand Award 2021“ për projektin ”Digital Highlight Tour”

18.08.2021

REHAU - Sektori për Zgjidhje të Dritareve është një prej fituesve të çmimit “German Brand Award 2021”, deklaroi sot,  juria e këtij konkursi të njohur në Berlin. REHAU - Sektori për Zgjidhje të Dritareve ka fituar këtë çmim për projektin “Digital Highlight Tour” në kategorinë “Brand Events, Fairs & Ex-hibitions”.

“Virtual Fair Experience – Panair. Ide e re. Realizim i ri”. Me këtë titull REHAU -Sektori për Zgjidhje të Dritareve me projektin e tyre “Digital Highlight Tour” aplikoi, për një prej çmimeve më prestigjioze të „German Brand Award 2021“ (GBA). Sot juria në Berlin, në kuadër të dhënies së çmimeve për këtë vit, deklaroi që REHAU është një prej fituesve.

REHAU Sektori për Zgjidhje të Dritareve është fitues i „German Brand Award 2021“ (GBA). Drejtori për Marketing, Peter Kotzur dhe ekipi i tij me projektin “Digital Highlight Tour” , si modul Brand-Experience-Tool, e kanë bindur jurinë në kategorinë “Brand Events, Fairs & Exhibitions” në kuadër të konkurrencës “Excellence in Brand Strategy and Creation - Brand Communication”. “Ky çmim është konfirmim për punën tonë të shkëlqyeshme dhe kjo përforcon REHAU - Sektorin për Zgjidhje të Dritareve, në qasjen për punë të drejtë në proceset e digjitalizimit dhe me këtë, një prej faktorëve thelbësor për sukses në degën përkatëse – relacione të qëndrueshme dhe të suksesshme me blerësit”.

REHAU “Highlight Tour” krijon hapësirë për një lloj të ri të dialogut në mes të  departamentit të shitjes dhe blerësve. Kështu realizohen eksperienca të reja të markës në rrethana të “New Normal” – pavarësisht nga koha dhe vendi. Marka dhe blerësit në mënyrë të ndërsjellë më tutje zhvillohen dhe komunikojnë në dy drejtimet. Qëllimi është një bashkëpunim afatgjatë dhe i suksesshëm në baza të bashkëveprimit individual”, shtoi Kotzur.

E gjithë kjo ka arritur të bind jurinë „German Brand Award 2021“ (GBA) dhe bëri që të ketë sukses projekti “Digital Highlight Tour”.

Përveç kësaj, numrat më poshtë gjithashtu konfirmojnë suksesin e projektit: 

  • > 1.000 takime me fokus klientët e ri dhe aktual në 5 muajt e parë të fillimit të Highlight Tour
  • Në 30 gjuhë
  • > 40 produkte dhe shërbime ndërkombëtare, të prezantuar në detaje
  • > 10.000 biseda për produktet dhe shërbimet    

Anëtarët e jurisë së “German Brand Award 2021” në fushën “Excellence in Brand Strategy and Creation” njohin fushat më të fuqishme, konceptet dhe strategjitë në disiplina individuale profesionale. Juria përbëhet nga ekspertë të pavarur dhe nga shumë disiplina që vijnë nga kompani të ndryshme për shkencë, këshillim, shërbime dhe agjenci relevante. Projektet vlerësohen sipas kritereve: pavarësi dhe veçori të markës, aspekti konciz i markës, dallim nga konkurrenca dhe rëndësia e grupeve të synimit. Përzgjedhja që ishte bërë nga “German Brand Award 2021”, kishte 1.134 projekte individuale nga gjithsej 17 vende, në të cilën kishte një jehonë të madhe ndërkombëtare.

REHAU WS Virtual Fair Experience-Bild_Buch4-3_gba_winner - 1089127

Engineering progress

Enhancing lives

Maximum cart size of 3 items has been reached!

Your sample cart items:
Type
Decor
Collection