RAUCERO pragu nga REHAU, i cili ka nivelin e rrafshuar me vetë dyshemenë, në fakt edhe nuk meriton emrin prag. Lartësia është e barabartë me 0 mm, andaj me lehtësi mund të kaloni nëpër derën e tarracës ose hyrjes, pa rrezik nga ngatërrimi dhe rrëzimi. Ky prag kalohet me lehtësi edhe me rrotulla, që ofron një rehati plotësuese.
RAUCERO – nuk ka më ngatërrim
Kombinimi i dizajnit dhe funksionalitetit
Pragu thjeshtë zhduket nga vetë dyshemeja dhe me këtë sigurohet një dukje atraktive. Një gjë e vërtetë për adhuruesit e dizajnit të jashtëzakonshëm.
Ngrohtësia mbetet në hapësirën e brendshme
Sistemi i pragut të dyerve, me ndihmën e barrierave termike, ndalon krijimin e kondensimit dhe humbjes së padëshiruar të ngrohtësisë.
Hapja me forcë nuk është një mundësi
Me pragun RAUCERO, dritaret e pajisur të REHAU, arrijnë RC2 klasën e rezistencës kundër hapjes me forcë.
Mirëmbajtje dhe pastrim i thjeshtë
Pastrimi i pragut RAUCERO bëhet shumë lehtë, me nxjerrjen e lehtë të shufrave nga çeliku që nuk ndryshket. Komponentët cilësor, si pjesa për drenazh nga çeliku që nuk ndryshket, sigurojnë qëndrueshmëri përkatëse.
Goma (rondele) të mençura të ulura
Me gomën speciale, gjatë mbylljes, n ë mënyrë automatike ulet mbi pragun dhe me këtë arrihet mbyllje ideale. Gjatë hapjes ose mbylljes së derës, nuk ndodh asnjë fërkim në dysheme.