Mendo në dimensione të reja
GENEO RAU-FIPRO X: Sistemi i dritareve për më shumë hapësirë, siguri dhe komfort.
Dimensioni i ri i dritareve. Për jetën e sotme.
REHAU revolucionarizoi tregun e dritareve në vitin 2008 me anë të RAU-FIPRO. Parimi i materialeve përbërëse të përforcuara me fibra, të cilat më parë njiheshin për ndërtimin e avionëve dhe pajisjeve për gara, u përdor për herë të parë në dritare. RAU-FIPRO kombinon veçoritë më të mira nga bota e fibrave plastike dhe të qelqit në një material të ri. Edhe vetë profilet janë deri në 40% më të lehta se sistemet e konkurrencës. Kjo lehtëson përpunimin dhe montimin.
Përmasa maksimale dritaresh
përmes qëndrueshmërisë më të lartë deri në 50% krahasuar me dritaret vetëm me material PVC.
Efiçenca më e mirë
e energjisë nëpërmjet urave që përçojnë shumë më pak energji termike.
Forma të veçanta
plotësisht të blinduara për herë të parë, deri te këndet - dhe të gjitha këto pa çelik.
Që atëherë, shumë gjëra kanë ndryshuar: që nga stilet e arkitekturës, te kërkesat e veçanta për dizajnët dhe funksionet e dritareve deri te dëshira për qëndrueshmëri më të lartë.
Por REHAU nuk do të ishte REHAU nëse nuk do të punonim vazhdimisht për realizimin e dritareve që përqafojnë stilin modern të jetës tuaj.
Për materialin tonë të ri me performancë të lartë RAU-FIPRO X, ne kemi rritur përmbajtjen e fibrave të qelqit me mbi 50%.
Gjenerata e re i shton avantazheve të mirënjohura edhe faktorin X dhe i kombinon ato ekskluzivisht në sistemin me profile GENEO RAU-FIPRO X.
Dimensioni i ri i dritareve. Për jetën e sotme.
Falë përmbajtjes së lartë të fibrave të qelqit, dhe elementeve të dritareve nga dyshemeja në tavan bëhet i mundur instalimi i sigurt me lartësi deri në 2,80 m. Përqafoni stilet e reja arkitekturore duke përftuar maksimumin e dritës natyrale. Profilet e holla rrisin veçanërisht edhe më shumë hapësirën e dritares.
Zgjidhja më e mirë ekonomike për dizajnin
GENEO RAU-FIPRO X bën të mundur realizimin e dritareve me hapësirë të madhe që deri tani realizoheshin vetëm me alumin. Nga ana e fasadës së jashtme, këto dritare ju lënë mbresa me pamjen e tyre me cilësi të lartë si alumini. Përveç veshjes sipërfaqësore, ka edhe veshje në dekore metalike elegante dhe lyerje me llak për sipërfaqe të strukturuara dhe me lustër.
Izolim termik i shkëlqyer
90% e të gjitha kornizave të prodhuara nga GENEO RAU-FIPRO X nuk kanë nevojë për përforcime metalike, prandaj nuk është e nevojshme të ndërtohen ura termike. Madje të kombinuara me një lustrim të trefishtë izolues, ato arrijnë vlera të shkëlqyera Uw deri në 0,60 W/m2K dhe në këtë mënyrë mundësohet kursimi i energjisë deri në 76 %*. Sipërfaqet e mëdha të xhamit ofrojnë përfitime nga energjia diellore.
Izolim akustik i një cilësie të lartë
Zhurma ju ndikon në mirëqenien shëndetësore, edhe kur nuk jeni të vetëdijshëm për të. Dritaret e prodhuara nga GENEO RAU-FIPRO X përmirësojnë cilësinë e jetës sepse reduktojnë efektin akustik deri në 48 decibel. Kjo përkon me një reduktim akustik të zhurmës deri në 26 herë.
*Reduktimi i humbjes së energjisë nga dritaret kur ndërroni dritaret prej druri/plastike të viteve 1980 (Uf = 1,9; Ug = 3,0) me dritaret me profile GENEO RAU-FIPRO X (Uf = 0,86; Ug = 0,5), Përmasat e dritares 123 x 148 cm
Profilet e dritareve RAU‑FIPRO X janë të certifikuara nga Instituti "Passivhaus" në Darmstadt. Elementet e ndërtimit që mbajnë këtë vulë miratimi përgjithësisht janë dy deri në katër herë më efikase se produktet që përdoren zakonisht. Financimi i KfW është thjesht të plotësosh një formular.
Falë profileve të ngushta për më shumë dritë në ndërtesa dhe falë vlerave më të mira të izolimit termik, profilet përmbushin lehtësisht edhe kërkesat më të larta të certifikimit rigoroz zviceran Minergie.
Siguri me klasë rezistence RC 3
Dritaret e prodhuara nga GENEO RAU-FIPRO X arrijnë lehtësisht rezistencën e klasës RC 2. Madje edhe kërkesat e klasës së rezistencës RC 3 mund të zbatohen lehtësisht me masa shtesë të përshtatshme. Dritaret me klasë rezistence RC 1 kanë një nivel të ulët mbrojtjeje kundër vjedhjeve dhe për këtë arsye mund të hapen në një kohë relativisht të shkurtër. Dritaret me klasë më të lartë rezistence, gjithsesi duan më shumë kohë për tu hapur dhe mbi të gjitha, për ti hapur duhen mjete të rënda.
Përdoren lehtë
Pesha e lehtë e profileve të prodhuara nga RAU-FIPRO X trajtohet edhe me profile të mëdha dhe të rënda. Arkitektura e re e mbylljes hermetike redukton gjithashtu edhe presionin e mbylljes dhe siguron një hapje dhe mbyllje tejet të lehtë.
Programi KALEIDO COLOR përfaqëson një gamë të gjerë përzgjedhjesh të varianteve të ngjyrave dhe dizajnit. Në varësi të pamjes së dëshiruar dhe strukturës së sipërfaqes, përdoren procese të ndryshme, të tilla si llakimi ose shtresa me fletë alumini. Dritaret me cilësi të lartë me pamjen e aluminit të frymëzojnë me veshjen e tyre të aluminit. Rezultati sjell mbi 400 opsione dizajni. Natyrisht, mund të kombinoni pamje të ndryshme si brenda dhe jashtë.
KALEIDO FOIL
Procesi standard i testuar me veshje film PVC me dy shtresa: Shtresa bazë e veshjes siguron ngjyrën sipas dëshirës ndërsa shtresa e sipërme transparente ofron mbrojtje nga ndikimet mjedisore.
KALEIDO WOODEC
Duket si i vërtetë: pamje dhe ndjesi bindëse si e drurit të vërtetë me një shtresë të sipërme mat dhe me reliev të thellë. Dritaret plastike vështirë se mund të dallohen nga dritaret prej druri.
KALEIDO PAINT
Mundësi pa kufij: shtresë llaku elegante sipas dëshirës me një shtresë të sipërme me shkëlqim ose mat në pothuajse të gjitha ngjyrat RAL. Për tu theksuar: Bojëra me teksturë për efekte të veçanta.
KALEIDO COVER
Pamje e përkryer alumini: Veshja e përshtatshme prej alumini mundëson që pamja elegante të kombinohet me avantazhet teknike të dritareve plastike REHAU.
Si një sipërmarrje aktive në nivel global, REHAU mban përgjegjësi të veçantë për njerëzit dhe mjedisin. Në këtë mënyrë, ne optimizojmë vazhdimisht përdorimin e burimeve tona dhe efiçencën e energjisë në fabrikat dhe produktet tona. Profilet e dritareve REHAU me etiketën e produktit EcoPuls tashmë përmbajnë 40% deri në 75% material të riciklueshëm dhe përfaqësojnë një gjurmë pozitive ekologjike.
Mjedisi ynë, përgjegësia jonë
Si një sipërmarrje që prodhon në nivel global, REHAU mban përgjegjësi të veçantë për njerëzit dhe mjedisin. Jemi vazhdimisht duke optimizuar përdorimin e burimeve dhe efiçencën e energjisë në fabrikat dhe produktet tona. Deri në 2020, REHAU do të investojë mbi 65 milionë euro në impiantet e veta dhe në impiantet të jashtme të riciklimit për të ruajtur burimet në mënyrë të qëndrueshme.
Të dhëna teknike
Dyer për dritare, ballkone dhe oborre GENEO
Të dhëna teknike
Gjerësia e kornizës/ profilit ballor: | 107 mm deri në 179 mm |
Thellësia: | 86 mm |
Izolimi termik Uf (EN 12412-2): | deri në 0,84 W/(m²K) GENEO PHZ deri në 0,80 W/(m²K) |
Izolimi i zhurmës Rw (ISO 10140-2): | deri në 48 dB |
Rezistenca kundër vjedhjeve (EN 1627): | deri në klasën RC 3 |
Rezistenca ndaj erës (EN 12210): | deri në klasën B5 |
Papërshkueshmëria ndaj shiut me erë (EN 12208): | deri në klasën 9A |
Përshkueshmëria e ajrit (EN 12207): | deri në klasën 4 |
Forcat operative (EN 13115): | Klasa 2 |
Dyer me shinë rrëshqitëse GENEO
Të dhëna teknike
Gjerësia e kornizës/profilit ballor: | 175 mm |
Trashësia e kornizës/profilit ballor: | 203 mm/86 mm |
Izolimi termik Uf (EN 12412-2): | deri në 1,3 W/(m²K) |
Izolimi i zhurmës Rw (ISO 10140-2): | deri në 43 dB |
Rezistenca kundër vjedhjeve (EN 1627): | deri në klasën RC 2 |
Rezistenca ndaj erës (EN 12210): | deri në klasën B3 |
Papërshkueshmëria ndaj shiut me erë (EN 12208): | deri në klasën 9A |
Përshkueshmëria e ajrit (EN 12207): | deri në klasën 4 |
Dyer të jashtme GENEO
Të dhëna teknike
Gjerësia e kornizës/profilit të dukshëm: | 169 mm |
Thellësia: | 86 mm |
Izolimi termik Uf (EN 12412-2): | deri në 0,75 W/(m²K) GENEO PHZ deri në 0,54 W/(m²K) |
Izolimi i zhurmës Rw (ISO 10140-2): | në varësi të mbushjes së përdorur |
Rezistenca kundër vjedhjeve (EN 1627): | deri në klasën RC 2 |
Rezistenca ndaj erës (EN 12210): | deri në klasën B2 |
Papërshkueshmëria ndaj shiut me erë (EN 12208): | deri në klasën 4A |
Përshkueshmëria e ajrit (EN 12207): | deri në klasën 3 |
Engineering progress
Enhancing lives
Maximum cart size of 3 items has been reached!